Iker Casillas thotë se Gianluigi Donnarumma është trashëgimtar i Gianluigi Buffon, por shpreson se portieri i Juventusit të vazhdojë të luajë.
Numri një i Zonjës së Vjetër planifikon të pas Kampionatit Botëror gjatë verës dhe Casillas foli për shokun e tij të vjetër që ditë më parë e pranoi çmimin ‘Golden Foot’ në Monte Karlo.
“Si të them, do të doja që ai të vazhdonte të luante futboll, përveç që është një shok, ai është shembull për çdo portierë në botë”.
“Mendoj se ai është një vlerë e madhe kur shikon se çfarë ka arritur, posaçërisht në vitin e fundit, kur ishte i nominuar për shumë çmime. Pra, shpresoj që ai rishqyrtojë mundësitë dhe të vazhdojë të luan futboll, sepse ende është i mirë”.
“Për Donnarumman, e vërteta është se ai është një portier i ri me shumë potenciale. Mendoj se Italia duhet të jetë e qetë, sepse pas Buffonit ata kanë një zëvendësues si Donnarumma. Ai do bëhet një portier i madh për Italinë”, ka thënë Donnarumma.
Vlen të theksohet se për portierin e Milanit së fundi ishte i interesuar seriozisht Real Madridi.
Donnarumma është lojtari kryesor i klubit nga Milano tash e dy sezone. /Telegrafi/