Iker Casillas mendon se Gianluigi Buffon e meriton Ligën e Kampionëve, megjithëse zemra e tij rreh për Real Madridin.
Kapiteni i Juventusit do të luajë në finalen e tretë të garës më të madhe evropiane për klube (pas 2003 dhe 2015), ndërsa ish-portieri i Los Blancos pranon se italiani 39-vjeçar meriton ta ngrejë trofeun të shtunën në Cardiff.
“Nëse kundërshtari nuk do të ishte Madridi, do të doja me gjithë zemër që ai ta fitonte Ligën e Kampionëve”.
“Ai e meriton. Është e kuptueshme se unë jam tifoz i Madridit, por rrugëtimi i Gigit nuk bën të përfundojë pa Ligën e Kampionëve”.
“Ka fituar thuajse gjithçka, por i mungon ky trofe dhe po i rëndon si peshë mbi të”.
“Topi i Artë? Ndoshta mund ta fitojë një portier, por mendoj se është çështje shumë e komplikuar”, ka deklaruar Casillas për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/