Telegrafi

Casemiro pas humbjes ndaj Cityt: Nëse ekziston një skuadër që mund të përmbysë rezultatin – atëherë është vetëm Real Madridi

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Casemiro është deklaruar pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Manchester Cityt në takimin e parë të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori brazilian ka thënë se Real Madridi ka ende shanse që të kalojë në çerekfinale të garës më të madhe në Evropë për klube.

“Ndeshja e dytë? Nuk kemi dilema. Nëse ekziston një skuadër që mund të përmbysë rezultatin, atëherë është vetëm Real Madridi”, ka thënë Casemiro pas takimit.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi luajtur mjaftë mirë për 75 minuta, ndaj një skuadre të mrekullueshme”.

Lexo po ashtu Tri gola të shënuara dhe një karton i kuq në Bernabeu - Manchester City fiton takimin e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

“Në 15 minutat e fundit, nuk e kishim të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe ata na befasuan për ta fituar takimin. Nuk ka përfunduar asgjë, mirëpo kemi shumë punë për të bërë para vetes”, ka shtuar më tej braziliani.

Më 17 mars do të zhvillohet përballja e dytë, e që Real Madridi do të jetë mysafir i Manchester Cityt në Etihad Stadium. /Telegrafi/