Paris Saint-Germain i jep përparësi një transferimi për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro, sipas raporteve në Spanjë.
Reprezentuesi brazilian është bërë shtyllë e formacionit titullar të Real Madridit nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Casemiro ka befasuar të gjithë me talentin dhe pjekurinë e tij duke formuar një mesfushë treshe me yjet si Toni Kroos dhe Luka Modric.
Paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësia kanë bërë që klubet tjera të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas mediumit spanjoll Diario AS, kampionët e Ligue 1, PSG e kanë etiketuar Casemiron si objektivin kryesor për mesfushë.
PSG është e prirur për të gjetur një pasues afatgjatë të Thiago Mottas dhe besojnë se ish-lojtari i Sao Paulos mund të blihet për më pak se klauzola e lirimit prej 200 milionë eurosh.
Drejtori sportiv i klubit parisien, Antero Henrique, thuhet se është një admirues i madh i mesfushorit, me të cilin ai punoi së bashku gjatë kohës së tij me Porton në sezonin 2014/15.
Kontrata e 26-vjeçarit në Bernabeu shkon deri në vitin 2021, por një marrëveshje e re mund të propozohet në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/