Ylli i Manchester United dhe Brazilit, Casemiro, ka emëruar tre lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.
Në atë që ka qenë një karrierë shumë e suksesshme deri më tani, Casemiro ka luajtur për disa klube të ndryshme si Sao Paulo, Real Madrid, Porto dhe United.
32-vjeçari ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe tri tituj të La Ligas në mesin e trofeve të tjerë.
Casemiro gjithashtu ka ndarë fushën me disa prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës aktuale si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Luka Modric.
Në skenën ndërkombëtare, mesfushori numëron 75 paraqitje për Brazilin, ku ka luajtur përkrah emrave si Neymar, Philippe Coutinho, Roberto Firmino dhe Thiago Silva gjatë asaj kohe.
Por, kush mendon Casemiro se janë tre lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij?
Në një intervistë për të përditshmen braziliane Placar vitin e kaluar ai shpjegoi zgjedhjet e tij.
“Kisha kënaqësinë të shihja Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymar, të cilët janë tre lojtarët më të mirë të gjeneratës sime”.
“Lionel Messi ka lënë shenjën e tij. Nuk mund ta mohosh, ai ishte gjithmonë një rival, me Barcelonën dhe Argjentinën. Nuk kishte asnjë mënyrë që t’i shpëtoje”.
“E kam parë Ronaldo (Nazarion), e kam parë Zinedine Zidane, por pa asnjë dyshim, këta tre janë më të mirët e kësaj gjenerate”, ka thënë Casemiro./Telegrafi/