Marcelo e ka përshëndetur rritjen e madhe të shokut të skuadrës, Casemiros, pasi mesfushori shënoi golin e fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos të shtunën në mbrëmje.
Casemiro po vazhdon me paraqitjet e tij superiore duke thyer vazhdimisht sulmet kundërshtare, por edhe duke shënuar gola vendimtar për Real Madridin.
E tillë ishte edhe ndeshje e vështirë në udhëtim te Bilbao, ku mesfushori brazilian shënoi golin e dytë të Madridit kundër Athleticit për t’i siguruar gjigantëve spanjoll kreun e La Ligas, me pesë pikë plus nga Barcelona.
Këto paraqitje të mira të Casemiros kanë bërë që shoku i tij i skuadrës dhe kombëtares, Marcelo, ta mbush lëvdata mesfushorin, duke e quajtur si njëri gna më të mirët në botë.
“Casemiro? Ai është rritur në mënyrë spektakolare”, ka thënë fillimisht Marcelo për mediat spanjolle.
“Ai punon shumë dhe është një privilegj për të punuar me të”, përcjell Telegrafi.
“Ai tani është njëri nga mesfushorët qendror më të mirë në botë”, përfundoi mbrojtësi brazilian.
Ndryshe, Marcelo dhe Casemiro janë shokë të mirë edhe te kombëtarja braziliane, ku janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. /Telegrafi/