Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë që rinovimi i kontratës së tij me klubin mbretëror është ‘i ndërlikuar’ dhe se nuk është koha për të folur rreth kësaj teme.
Marrëveshja aktuale e Casemiros skadon në vitin 2021 dhe palët kanë diskutuar disa herë rreth rinovimit të kontratës.
Sipas gazetës Marca, brazilianit i ishte caktuar një ngritje e madhe pagash në një marrëveshje të re që zgjati deri në vitin 2023.
Megjithatë, Casemiro ka thënë se rinovimi i kontratës tashmë është i kompletuar dhe nuk është koha për të folur rreth kësaj çështje.
“Është një pyetje e ndërlikuar… Unë mendoj se nuk është koha për të folur për këtë”, ka thënë fillimisht Casemiro për Esporte Interativo.
“Tani është koha të mendojmë për Man Cityn dhe asgjë më shumë se City”.
“Klubi po kalon një moment delikat dhe kur të jetë e përshtatshme agjenti im do të përgjigjet”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/