Telegrafi

Casemiro: Doja që Neymari të bashkohej me Realin, duam trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Casemiro - Neymar (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro zbuloi se si shpresonte të luante bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Neymar.

Braziliani ishte i lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu gjatë verës dhe Casemiro shpresonte që kjo masë të materializohej.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Casemiro ka zbuluar se donte të luante me Neymarin në nivel klubi.

Lexo po ashtu Casemiro: Jam lojtar i rritur në Real Madrid, jam në shtëpi

“Doja që Neymari të vinte në Real Madrid, unë flas me të pothuajse çdo ditë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Casemiro për Onda Cero.

Neymar dhe Casemiro janë miq të mirë (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Ai gjithashtu foli edhe për objektivin e Los Blancos për këtë sezon dhe trofeun që ata favorizojnë për ta fituar.

Lexo po ashtu Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

“Liga është ajo që tregon qëndrueshmëri gjatë gjithë vitit, është çdo fundjavë, por kur Bernabeu ka himnin e Ligës së, Madridi është ndryshe”.

“Unë preferoj ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/