UEFA ka konfirmuar se apeli i Galatasarayt për një vit përjashtim nga garat në Evropë është refuzuar.
Institucioni i futbollit evropian ka përjashtuar klubin turk në muajin mars pas thyerjes së rregullave të “Fair-Play” financiar dhe tani apeli në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ka qenë i pasuksesshëm.
Galatasaray ka humbur 164 milionë euro gjatë tre sezoneve të fundit duke thyer kushtet e vendosura nga UEFA.
“Apeli i Galatasarayt është refuzuar dhe vendimi i vendosur nga Trupi Kontrollues për Financa më 2 mars është konfirmuar”, ka njoftuar CAS-i.
Galata është kualifikuar për Europa Ligë për sezonin 2016-17 pasi fitoi Kupën e Shtetit sezonin e kaluar, por tani do të zëvendësohet nga Osmanlispori.