Telegrafi

Carvajal zbulon rutinën zbavitëse të Lamine Yamal para ndeshjes në Euro 2024

Lamine Yamal po e kalon Euro 2024 me stuhi. Sulmuesi anësori 16-vjeçar i Barcelonës ka asistuar tre gola dhe ka shënuar një supergol në rrugën për në finale.

Ju do të mendonit se një turne kaq i madh do ta stresonte adoleshentin spanjoll, por ky nuk është Lamine.

Duke folur për El Partidazo de COPE, bashkëlojtari i skuadrës së La Roja, Dani Carvajal, zbuloi një rutinë zbavitëse të lojtarit para ndeshjes me Gjermaninë.

Lexo po ashtu Krenar sa më s’ka, bëhet virale festa e babait të Lamine Yamal pas golit ndaj Francës

“Vetëm disa orë para ndeshjes çerekfinale kundër Gjermanisë, Lamine… ra në gjumë në autobus”, deklaroi Carvajal duke qeshur.

Më vonë atë natë, ai asistoi te Dani Olmo për një gol vendimtar. Nervat e tij duhet të jenë prej çeliku!

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Euro 2024

Është interesante fakti se me sa lehtësi dhe pa stres i merr ylli i Barcelonës këto ndeshje, kur dihet se në ndeshje të tilla futbollistë as në mbrëmje nuk mund të flenë dhe lerë më para ndeshjes.

Por, mirë, është Lamine për të cilën po flasim. Vetë Lionel Messi në thelb e pagëzoi atë në fëmijërinë e tij. Ai është i veçantë! /Telegrafi/