Dani Carvajal ka vënë në dyshim vendimin për tu ndaluar të gjitha ndeshjet në futboll në të gjithë Spanjën, përveç dy divizioneve kryesore.
La Liga Santander dhe La Liga Smart Bank do të vazhdojnë prapa dyerve të mbyllura, ndërsa pjesa tjetër e futbollit spanjoll pezullohet për shkak të hapjes së coronavirusit në të gjithë vendin.
“A janë imunë lojtarët, trajnerët dhe asistentët në Primera dhe Segunda?”, ishte pyetja e mbrojtësit të djathtë të Real Madridit.
Ai ka postuar në Instagram, duke reaguar ndaj lajmeve, se kampionati do të vazhdojë normalisht.
Do të ketë një takim urgjent të mërkurën pasdite midis La Ligës, Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe Shoqatës së Lojtarëve Spanjoll (AFE) për të vendosur nëse do të pezullojë të gjithë futbollin në Spanjë, pasi qeveria të thotë kështu. /Telegrafi/