Real Madridi u mposht 3-0 nga Barcelona në El Clasicon para-sezonal, duke shfaqur pikat e tyre të dobëta dhe më të forta.
Por, kjo ndeshje nuk ka shumë rëndësi për Dani Carvajal që ka thënë se në ndeshjet zyrtare do ta mposhtin rivalin e tyre më të madh në La Liga.
“Në ndeshjet zyrtare do të shkelim Barcelonën”, ka thënë mbrojtësi pas ndeshjes për ESPN.
“Nuk është kurrë mirë të humbasësh kundër Barcelonës, por ishte vetëm një miqësore. Kur të vijë koha për ndeshjet e vërteta, ne do të jemi më të mirë se ata, jam 100 për qind i sigurt,” shtoi veterani i bardhezinjve.
Nga ‘El Clasico nuk është kurrë miqësore’ (e thënë nga Carlo Ancelotti dhe Vinicius Junior para ndeshjes) në ‘ishte thjesht një miqësore’, narrativa e Real Madrid duket se ndryshon në varësi të situatës.
Në përgjithësi, kjo është një gjë mjaft e çuditshme për të thënë pas humbjes së titullit të ligës nga rivalët e përjetshëm me një diferencë pikësh.
Bardhezinjtë ndoshta meritonin më mirë, por katalanasit ishin mjaftueshëm klinikë për të siguruar një fitore të madhe. /Telegrafi/