Pas përfundimit të El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit që përfundoi me rezultat 1-1, mbrojtësi i mysafirëve Dani Carvajal ka marrë një mal kritikash.
Mbrojtësi spanjoll gjatë golit të barazimit të shënuar nga Sergio Ramos iu drejtua fansave të Barçës duke ia drejtuar gishtin e mesit.
Carvajal pas ndeshjes me anë një postimi në Twitter ka kërkuar falje, por ka thënë se ishte përgjigjeje ndaj fyerjeve të tifozëve vendas.
“Dua t’i kërkoj falej për gjestin tim drejtuar fansave duke iu përgjigjur fryrjeve të tyre. Është diçka që nuk duhej bërë”, ka shkruar Carvajal.
Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë se Barcelona. /Telegrafi/