Telegrafi

Carvajal humb sezonin pas lëndimit në LK ndaj Atleticos?

Dani Carvajal mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas një dëmtimi në këmbë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se 25-vjeçari iu nënshtrua testeve të mërkurën në mëngjes për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, i cili sqaroi se ai pësoi një lëndim të klasës II të muskujve, i cili zakonisht shëndosh lojtarët për 3-4 javë.

Lexo po ashtu Madhështia e Ronaldos, Reali me një këmbë në finale (Video)

Spanjolli me siguri do të humbasë në ndeshjen e dytë kundër Atleticos të mërkurën e ardhshme dhe nuk ka gjasa të luajë sërish në La Liga këtë sezon, por pritet që të mungoj edhe deri pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, përcjell Telegrafi.

Carvajal u rrëzua papritur pas hedhjes për një duel me Saul Niguezin pak para pushimit dhe u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë.

Zinedine Zidane ka të ngjarë të zëvendësojë mbrojtësin spanjoll me Nacho Fernandezin, i cili është më i natyrshëm si qendërmbrojtës, ose me brazilianin Danilo. /Telegrafi/