Reperët Çartani dhe Getinjo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Ma shumë” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike hip-hop.
Muzika është realizuar nga DJ Rbeatz, në studion ‘Rooftop Records”.
Teksti ka përmbajtje jo të këshillueshme për personat nën moshën 18 vjeç, gjersa është shkruar nga vet rap-artistët.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili përshtatet mjaft mirë stilit të këngës.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Shqipëri.
Të dy rap-artistët janë shumë të angazhuar me koncerte dhe projekte të reja në muzikë. /Telegrafi/