Slaven Bilic ka lavdëruar sulmuesin e skuadrës së tij, Andry Carroll, duke e krahasuar me metalin e çmuar, arin.
Sulmuesi anglez ka vuajtur të tregoj vlerat e tij te Liverpooli, pas transferimit të tij nga Newcasle, për një çmim rekord për një futbollist anglez, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, pas ardhjes së tij te West Ham, ka filluar të gjej vetën dhe pas kthimit nga lëndimi ka shënuar pesë gola në Ligën Premier, duke i ndihmuar skuadrës që të ngritën në tabelë.
“Ai është më i mirë se ari”, ka thënë fillimisht Bilic për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
“Unë jam një tifoz i madh i tij, por për një arsye-.. Ai jep gjithçka nga vetja”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/