Këngëtarja Carrie Underwood dha një performancë të improvizuar të “America the Beautiful” në inaugurimin e Donald Trump për shkak të problemeve teknike.
Pasi Trump u betua, Underwood doli në skenë.
U dëgjuan vetëm disa rrahje dhe më pas gjithçka heshti. Pas një heshtjeje të vështirë, Underwood informoi një anëtar të ekipit teknik se ajo do të këndonte ende.
Ajo iu drejtua të pranishmëve në audiencë: “Nëse e dini tekstin, më ndihmoni”.
Pasoi një performancë fantastike dhe shumë shpejt iu bashkuan anëtarët e korit të Forcave të Armatosura dhe publiku.
Në fund këngëtarja duartrokiti të pranishmit. Ajo shtrëngoi dorën me Joe Biden, më pas i tha lamtumirë Donald Trump dhe JD Vance.
Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Bardhë për shkak të temperaturave të ftohta në Washington.
Vendimi i Underëood për të performuar në inaugurimin e Trump u prit me kritika.
Ajo më parë i tha EW: “E dua vendin tonë dhe jam e nderuar që më kërkohet të këndoj në inaugurim dhe të jem pjesë e kësaj ngjarjeje historike”. /Telegrafi/