Michael Carrick dhe Manchester Unitedi pritet të vazhdojnë së bashku.
Sipas The Sun, mesfushori anglez me shumë mundësi do të qëndrojë te Djajtë e Kuq edhe për një sezon.
Carrick nuk do të jetë vetëm lojtar i skuadrës së parë, ai do të jetë pjesë formale e stafit teknik të skuadrës U23.
Mesfushori 35-vjeçar ka qenë pjesë e Man Utd që nga viti 2006.
Carrick njihet për qetësinë e tij dhe pasimet e bukura që ndihmojnë në lidhjen e lojës dhe kjo i pëlqen Jose Mourinhos. /Telegrafi/