Site icon Telegrafi

Carrey: Mjekra ime është ‘yll’ më i madh se unë (Video)

Jim Carrey po qëndronte në skenë për intervistën e tij me Jimmy Kimmel duke pritur që të ulej derisa situata u bë jo aq e rehatshme ndërsa ai priste që njerëzit të “lodheshin” duke duartrokitur.

Kur më në fund u ul, aktori foli për mënyrën se si ai mendon veten e tij tani ndryshe.

“Mos më keqkuptoni – Jim Carrey është një karakter i madh dhe unë kam qenë me fat për të marrë këtë pjesë. Por unë nuk mendoj se është më pjesë e imja”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Dhjetë personat nga vendet e ndryshme të botës që ngjajnë me të famshmit (Foto)

“Unë kam qenë një djalë që po përjetonte botën dhe tani ndihem sikur bota dhe universi po përjetojnë një djalë”, ka vazhduar komiku, transmeton Klan Kosova.

Kur ai u pyet nëse kjo është arsyeja që ai po mban mjekër, Carrey tha se tani kudo që shkon, njerëzit flasin për mjekrën e tij.

“Nuk mund të mendojnë më për asgjë tjetër. Dhe kurdo që paraqitem kudo, është gjithmonë e njëjta histori, njerëzit flasin për mjekrën time”, ka deklaruar aktori.

Exit mobile version