Site icon Telegrafi

Carrasco drejt transferimit në Kinë, nga shitja e tij përveç Atleticos do të fitojë edhe Monaco

Mesfushori i talentuar belg, Yanick Ferreira Carrasco duket se nuk do ta presë verën për tu larguar nga Atletico Madrid.

Pasi ka mbetur në bankën rezervë nga trajneri Diego Simeone, Carrasco ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll.

E duket se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Evropë por në kampionatin kinez.

Është skuadra Dalian Yifang që ka filluar bisedimet me Atletico Madrid për transferimin e lojtarit.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka raportuar se marrëveshje tanimë është arritur dhe Carrasco do t’i bashkohet klubit kinez për 60 milionë euro.

Carrasco gjatë një ndeshje me Atletico Madridin (Foto/Getty Images)

Nga kjo shumë e parave do të fitojë edhe ish-klubi i Carrascos, Monaco që do t’i takojnë gjashtë milionë euro.

Carrasco ka qenë nën vëzhgim edhe të skuadrave të mëdha evropiane si Roma dhe Bayern Munich.

Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Dalian Yifang ku do të fitojë mbi 10 milionë euro pagë vjetore.

Në 17 ndeshje të zhvilluara këtë edicion me Atleticon, belgu ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version