Jamie Carragher ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Kampionateve Botërore, me mundësi zgjedhjeje të vetëm një futbollist nga një vend i caktuar.
Legjenda e Liverpoolit ka bërë një përzgjedhje kundërthënëse duke lënë jashtë dyshen ikonike, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Në formacionin e ish-mbrojtësit anglez, nga Portugalia ndodhet Eusebio, i cili e kishte udhëhequr përfaqësuesen e tij deri në gjysmëfinale të vitit 1966.
Ndërkaq, nga Argjentina e ka zgjedhur Diego Maradonan që e udhëhoqi ekipin e tij drejt trofeut në vitin 1986.
Krahas Maradonas ndodhet një tjetër emër i madh i futbollit, Pele, i cili është futbollisti i vetëm që i ka fituar tre Kampionate Botërore. Në këtë mënyrë, Carragher është detyruar të lë jashtë emra të shumtë brazilianë.
Në vijim është formacioni me 11 lojtarët e zgjedhur nga ish-mesfushori (4-2-3-1):
/Telegrafi/