Jamie Carragher nuk do të dënohet nga policia për pështyrjen e një vajze të re derisa ishte duke vozitur.
Për shkak të këtij veprimi, Sky Sports e ka pezulluar ish-futbollistin , i cili ka marrëveshje prej një milion funtesh (1.13 milion euro) në vit, për të kryer rolin e ekspertit në këtë transmetues sportiv.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ishte xhiruar nga babai i një vajze 14-vjeçare, të cilën e ka pështyrë nga dritarja, njofton The Sun.
Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilën Redsat e humbën me rezultat 2-1.
Ai duket se është ngacmuar për ish-klubin e tij dhe nuk ka duruar diçka të tillë.
40-vjeçari ka thënë më pas se ndiente keqardhje për atë veprim dhe se kishte ndodhur si pasojë e lodhjes. Ai i ka kërkuar falje familjes së vajzës 14 vjeçare.
Sidoqoftë, familja e vajzës ka vendosur që të mos bëjë ankesë, ashtu që nuk do të ketë veprime të mëtutjeshme nga ana e policisë. /Telegrafi/
Ex-England footballer Jamie Carragher has been filmed spitting at a family's car. Read the full story > https://t.co/rQCWf00D8t pic.twitter.com/q3Hftr9fFX
— Sky News (@SkyNews) March 12, 2018