Telegrafi

Carragher këshillon Liverpoolin për përforcime në sulm, propozon edhe një emër

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se klubi duhet të nënshkruajë një tjetër lojtar me tipare sulmuese në afatin kalimtar të janarit.

Reds janë tetë pikë para ndjekësve në krye të Ligës Premier, por Carragher mendon se një armë tjetër sulmuese do të forcojë shanset e tyre për të fituar titullin.

“Mendoj se Liverpoolit ende i mungon një lojtar i cili është një lojtar sulmues për të mbështetur me të vërtetë tre të parët dhe pothuajse ta bëjë atë si një sulm katërsh”, ka thënë fillimisht Carragher për Viasport.

“Për momentin ka ende një ndryshim të madh kur njëri nga tre sulmuesin aktual nuk luan”.

Lexo po ashtu Redknapp: Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Ligën Premier

“Ne e pamë në fundjavë përsëri kur Salah ishte jashtë – Alex Oxlade-Chamberlain luajti në treshen sulmuese dhe kjo nuk funksionoi. Kemi parë gjithashtu [Divock] Origi që nuk funksionon”.

“Është folur për një njeri në Bundesligë që vjen në Angli nga Borussia Dortmund, Sancho. Mbase ai është dikush që Liverpooli mund ta shikojë, pasi shumë klube tjera të Ligës Premier po e shikojnë”.

“Ka pasur disa nënshkrime të shkëlqyera për Liverpoolin në të kaluarën në janar. Ju mendoni për Virgil van Dijk, Luis Suarez, Daniel Agger ishte një lojtar i shkëlqyeshëm për Liverpoolin. Daniel Sturridge është një tjetër”.

Lexo po ashtu Klopp shfrytëzon raportet e mira me Dortmundin, gati për transferimin e Sanchos

“Unë do të doja të shoh një lojtar sulmues me pak më shumë cilësi, mbase dikush që mund t’i ndihmojë ata në muajt e ardhshëm duke shkuar përpara”.

“Nuk mendoj se është një zonë të cilën Klopp me të vërtetë e shikon, por do të prisja që të ishte një verë me të vërtetë e madhe për Liverpoolin, veçanërisht duke marrë parasysh që ata nuk e nënshkruan askënd verën e kaluar”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/