Telegrafi

Carragher i bindur se Wenger po gënjen rreth Sanchezit, por i kupton arsyet e teknikut francez

ROTHERHAM, ENGLAND - NOVEMBER 20: Jamie Carragher of England looks on during the International U17 Friendly match between England U17 and Germany U17 at the New York Stadium on November 20, 2015 in Rotherham, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Jamie Carragher ka akuzuar se Arsene Wengerin është duke gënjyer për rastin e Alexis Sanchez te Arsenal.

Kiliani nuk luajti nga fillimi në humbjen ndaj Liverpoolit në Anfield dhe tekniku francez tha se e gjitha kjo ishte për arsye taktike.

Por, mediat thonë Sanchez dhe Wenger kanë debatuar ashpër para ndeshjes ndaj Reds, por këto fjalë trajneri i londinezëve i mohoi.

Lexo po ashtu Wenger flet për Sanchezin dhe shitjen e tij të mundshme

Gjithsesi me këtë nuk pajtohet legjenda e Liverpoolit, pasi ai e kupton arsyen e vërtetë sipas tij.

“Nuk i besoj Wengerit, por e kuptoj pse thotë ashtu”.

“Duhet të mbron klubin dhe lojtarin. Nuk më duket diçka e çuditshme kur dëshiron të disiplinosh lojtarin”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/