Telegrafi

Carragher bën një krahasim Salah-Ronaldo pas humbjes së Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ai thotë ekipet po bëjnë një gabim të madh

Jamie Carragher ka bërë një krahasim mes asaj që i ndodhi Mohamed Salah në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe Cristiano Ronaldos vite më parë.

Kombëtarja e Egjiptit humbi në finale nga Senegali në penallti (4-2), ndërsa ylli i Liverpoolit ishte i pesti në renditje të gjuajë penalltinë, por nuk i erdhi radha pasi Sadio Mane shënoi penalltinë fituese paraprakisht.

Kjo nuk i pëlqeu Carragherit, i cili nëpërmjet një statusi në Twitter reagoi duke thënë se ekipet nuk duhet të vendosin lojtarin e tyre më të mirë të gjuajë penalltinë i fundit, pasi rrezikojnë shumë që ai mos të gjuajë fare.

Lexo po ashtu Salah i tregoi portierit të Egjiptit se ku do gjuante Mane - senegalezi nuk ia doli të shënonte

“Ja pse lojtari i juaj më i mirë nuk duhet të gjuajë kurrë i pesti. Mo Salah mos të ekzekutojë penallti në finale është çmenduri. Kjo gjithashtu i ka ndodhur Ronaldos vite më parë në Portugali-Spanjë”.

Kjo i kishte ndodhur edhe Ronaldos në gjysmëfinalen e Euro 2021 ndaj Spanjës. /Telegrafi/