Jamie Carragher ka bërë një krahasim mes asaj që i ndodhi Mohamed Salah në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe Cristiano Ronaldos vite më parë.
Kombëtarja e Egjiptit humbi në finale nga Senegali në penallti (4-2), ndërsa ylli i Liverpoolit ishte i pesti në renditje të gjuajë penalltinë, por nuk i erdhi radha pasi Sadio Mane shënoi penalltinë fituese paraprakisht.
Kjo nuk i pëlqeu Carragherit, i cili nëpërmjet një statusi në Twitter reagoi duke thënë se ekipet nuk duhet të vendosin lojtarin e tyre më të mirë të gjuajë penalltinë i fundit, pasi rrezikojnë shumë që ai mos të gjuajë fare.
“Ja pse lojtari i juaj më i mirë nuk duhet të gjuajë kurrë i pesti. Mo Salah mos të ekzekutojë penallti në finale është çmenduri. Kjo gjithashtu i ka ndodhur Ronaldos vite më parë në Portugali-Spanjë”.
Kjo i kishte ndodhur edhe Ronaldos në gjysmëfinalen e Euro 2021 ndaj Spanjës. /Telegrafi/
That is why your best penalty taker should never go fifth. Mo Salah not taking a penalty for Egypt in a shootout in a final is madness. Also happened to Ronaldo years ago for Portugal v Spain. #AFCON2021 #SENEGY
— Jamie Carragher (@Carra23) February 6, 2022