Telegrafi

Carnevali: Barcelona e donte Sensin, por Interi ishte më i shpejtë

Stefano Sensi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Drejtuesi i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka zbuluar se Barcelona gjithashtu e dëshironte Stefano Sensim, por Interi ishte më i shpejtë dhe mbylli transferimin.

Profili i Sensit si një mesfushor i cili luan me topin dukej se i përshtatej etikës së Barcës, por Carnevali shpjegoi sesi Interi siguroi transferimin e tij para se rivalët e tyre në Ligën e Kampionëve të fillonin tentativat për materializimin e transferimit.

“Kur isha në Barcelona për bisedimet në Marlon, një nga drejtuesit e Barcelonës më pyeti për Sensin”, ka thënë fillimisht Carnaveli për Corriere dello Sport.

“Ata dinin për të dhe mbanin edhe shënime mbi të, por Interi ishte më i shpejtë”.

Lexo po ashtu Barcelona do të vëzhgojë tre lojtarë të Interit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

“Ne e mbyllëm marrëveshjen të premten, pas një takimi të shkurtër në zyrat e Nerazzurrëve, në të cilin mori pjesë edhe Conte”.

“Të hënën në vijim, unë do të kisha pasur një takim të rëndësishëm me një klub të huaj…”, përfundoi drejtuesit i Sassuolos.

24-vjeçari përfundimisht u transferua te Nerazzurrët si huazim një sezonal nga Sassuolo me mundësi blerje, ndërsa thuhet se kanë shfrytëzuar këtë mundësi tashmë.

Ai ka dëshmuar të jetë një zbulim i madh deri më tani, me tre gola në shtatë paraqitjet e tij të para për Serie A. /Telegrafi/