Telegrafi

Carlsson intervenon në Mercedes C-Class

Pas punës së shkëlqyer në rinovimin e Mercedesit C-Class, tuneri Carlsson i është përkushtuar pikërisht kësaj klase të automjeteve.

Shumëkush e ka kritikuar Mercedesin, sepse ka dizajnuar një C-Class tërësisht të ri ngjashëm sikur miniaturën S-Class, ndërsa Carlsson vendosi ta zgjidhte problemin duke bërë një transformim të tërësishëm të dukjes së jashtme.

Ndryshimet fillojnë që në pjesën e përparme, ku akorduesi ka vënë parakolp të ri me thithës anësor të ajrit dhe spoiler, i cili mund të ndërtohet nga fibrat e karbonit. Maska e përparme e ridizajnuar përmban një shirit të kromuar me logon e tunerit dhe me një rrjet nga çeliku që nuk ndryshket.

Në pjesën e pasme, Carlsson ka vendosur një spoiler në derën e bagazhit, ndërsa sistemi i shkarkimit ka marrë mbaresa të kromuara. Tuneri ka ofruar linja sportive, të cilat e ulin automjetin për 30 mm, pragje të reja dhe skaje të reja alumini me madhësi 18 deri në 20 inç.

Ndryshime janë bërë edhe në brendësi ku janë shfrytëzuar materiale nga druri dhe fibrat e karbonit. Pllakëzat në pragje janë të ndriçuara, pedalet janë bërë nga legura, ndërsa janë shfrytëzuar edhe lloje të ndryshme të lëkurës për brendësinë e automjetit.

Carlsson është duke punuar edhe në përmirësimin e motorit në selinë e vet në Merzig të Gjermanisë. /Telegrafi/