Telegrafi

Carlos zbulon formacionin e ëndrrave, mungojnë dy super yjet më të mëdha (Foto)

Roberto Carlos ka hartuar formacionin më të mirë të historisë së futbollit, sipas tij.

Në të nuk bëjnë pjesë as Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo.

Pjesa e përparme e sulmit formohet nga treshja Ronaldinho-Figo-Ronaldo.

Ky i fundit është fenomeni, ish-partner i Roberto Carlos te Real Madridi dhe ekipi kombëtar brazilian.

Tani drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit ka postuar një foto në llogarinë e vet në Vippter, mbi të cilën shkruan “Dream Team”.

Është e çuditshme se nga lojtarët aktualisht aktivë në këtë formacion bën pjesë vetëm Iker Casillas, portieri aktual i portugezëve të Portos.

Braziliani rendit edhe veten mes më të mirëve, në mbrojtje, krahas Cafu, Cannavaro dhe Maldini.

Lojtarë të tjerë që kanë luajtur me të te Real Madridi në këtë formacion janë Casillas, Zidane, Makelele, Seedorf, Figo dhe Ronaldo (braziliani).