Telegrafi

Carlos Bacca lë stërvitjen, transferimi te Villarreali është afër

Nga Italia raportohet se Carlos Bacca e ka lënë stërvitjen e Milanit dhe transferimi te Villarreali është afër. 

Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Vincenzo Montellas për këtë sezon, ndërsa ai është lënë jashtë edhe dy ndeshjeve të Ligës së Evropës kundër Craiovas.

Për kolumbianin ka interesime dhe nga Sevilla dhe Marseille.

Së fundi është hapur opsioni i Villarrealit që Bacca e ka shqyrtuar seriozisht, shkruan Sky.

Lojtari e ka lënë stërvitjen dhe transferimi në La Liga mund të mbyllet shpëjtë. /Telegrafi/