Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për mediumin francez L’Equipe rrëfeu për shumë gjëra.
Duke filluar që nga pyetja se a është trajneri më i mirë në 30 vitet e fundit e deri tek gabimi më i madh që ka bërë ai si trajner i Real Madridit, italiani pati një përgjigje për të gjitha.
Fillimisht ai tha se nuk beson se është trajneri më i mirë , duke përmendur emra si Alex Ferguson dhe Pep Guardiola të cilët kanë fituar më shumë se ai.
“Nuk mendoj se jam trajneri më i mirë në 30 vitet e fundit. Unë kam arritur shumë, por ka trajnerë që kanë arritur më shumë se unë – Alex Ferguson, Pep Guardiola, Valeriy Lobanovskyi. Edhe nëse do të mendoja se jam më miri? Askush nuk do të ndërtojë statujën time (qesh).
Tutje italiani tha se gabimi më i rëndë që ka bërë ishte viti 2014 kur atë kohë kishte bërë presion për rritje të pagës tek Real Madridi.
🗣️ Carlo Ancelotti: “The worst mistake I made was putting pressure for more salary at Real Madrid in 2014. They wanted to keep and extend me but then they stopped. I learnt from it.” @lequipe pic.twitter.com/0RqALtXaLF
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 8, 2024
“Gabimi më i rëndë që kam bërë ishte kur bëra presion për rritje të pagës tek Real Madridi në 2014. Ata dëshironin të më mbanin dhe të rinovojnë kontratën time pastaj ndaluan. Unë kam mësuar nga kjo”.
Për fund ai pati një mesazh për gjeneratën e re, për të cilët tha se ata janë të varur nga telefonat.
“Gjenerata e re ka një ‘sëmundje’ – varësinë ndaj telefonave. Një ditë, si shaka unë thashë: ‘Unë jam lodhur duke ju parë me telefona në zhveshtore. Nga tani, nuk bën më kështu’”.
“Lojtarët më pas më pyetën ‘A po bën shaka? Jo, e kam shumë seriozisht’. Dhe u largova. Pas stërvitjes, kapiteni erdhi në zyrën time: ‘Ju nuk mund ta bëni këtë. Kjo nuk mund të ndodhë!’. Imagjinoni.. (qesh)”, përfundoi Ancelotti./Telegrafi/