Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti zbulon ambiciet e tij për Lionel Messin

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ka qenë një nga ambiciet e tij menaxheriale për të trajnuar yllin e Barcelonës, ​​Lionel Messin.

Italiani ka shijuar një karrierë të suksesshme, duke fituar një titull në Serie A me Milanin në 2004, krahas dy Ligave të Kampionëve.

Pasi u transferua në Angli në vitin 2009, ai fitoi dy tituj, Ligën Premier dhe FA Cup me Chelsean në sezonin e tij të parë dhe më pas një Ligë të Kampionëve me Real Madridin në vitin 20124.

Sidoqoftë, megjithë sukseset e tij në Itali, Angli dhe Spanjë, trajneri veteran zbuloi në një intervistë për The Guardian  se do të kishte dashur ta menaxhonte Messin në ndonjë fazë të karrierës së tij.

“Kush do të më pëlqente të stërvijsa? Leo Messi”, ka zbulluar Ancelotti.

“Totti është një lojtar tjetër që unë e kam admiruar, por Messi është padyshim dikush me të cilin kam dashur të punoj”, ka shtuar më tej ai

Ancelotti ka shijuar një fillim të fortë në kthimin e tij në Ligën Premier, me bordin e Everton të vendosur për t’i dhënë atij një buxhet të konsiderueshëm transferimesh këtë verë, pavarësisht nga kualifikimi evropian.

Ai është lidhur shumë me një transferim të mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez, pasi dështoi në një përpjekje për ta marrë atë te Napoli verën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version