Është raportuar se Arsenal dhe Chelsea do të luftojnë për shërbimet e Carlo Ancelottit.
Dy klubet e Ligës Premier ka gjasa që të kërkojnë trajner të ri gjatë verës, ku të ardhme të pasigurt kanë Arsene Wenger dhe Antonio Conte.
Sipas gazetës britanike Daily Express, trajneri italian Ancelotti ka gjasa të kryesojë listat e dyja klubeve për zëvendësimet e mundshme.
Strategu 58-vjeçar është papunë që nga shkarkimi nga Bayern Munich në fillim të këtij sezoni.
Carlito së fundi ishte mysafir nderi i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, ku londinezët barazuan 1-1 me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti ka qenë tashmë trajner i The Blues, ku në vitin 2010 udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit.
Ish trajneri i Real Madridit dhe Milanit gjithashtu ka qenë i lidhur me punën e trajnerit të kombëtares së Italisë, por ai ka shprehur dëshirën për të drejtuar një klub dhe jo një përfaqësuese. /Telegrafi/