Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar rreth lajmit për arritjen e një marrëveshjeje me Carlo Ancelottin, duke e mohuar një gjë të tillë kategorikisht.
Trajneri italian ndodhet nën kontratë me Real Madrid deri në vitin 2024, ndërsa foli për këtë gjë para finales së Kampionatit Botëror për Klube që e zhvillojnë ndaj Al Hilal (11 shkurt).
“Nuk e di nga doli ky lajm. Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”, ka thënë italiani.
Shtypi brazilian ishte i bindur se Ancelotti do të bëhej trajneri i ri i pesë herë kampionëve të botës.
Së fundmi ka reaguar edhe Federata latine, duke mohuar zërat e akordit.
“CBF deklaron se lajmi i publikuar të premten se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i Brazilit, është i pavërtetë dhe i pabazuar”.
A Confederação Brasileira de Futebol (CBF) informa que não procede a notícia divulgada nesta sexta-feira (10/02) de que o técnico do Real Madrid, o italiano Carlo Ancelotti, é o novo treinador da Seleção Brasileira.https://t.co/aSvKot3X63 pic.twitter.com/PZhxPJ0tF6
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) February 10, 2023
“Puna për gjetjen e trajnerit të ri vazhdon. Vendimi final do të komunikohet në kohën e duhur”, thuhet në komunikatën zyrtare. /Telegrafi/