Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti befason me deklaratën e tij për akuzat ndaj Barcelonës që pagoi për gjyqtarët

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për skandalin e shfaqur së fundmi në publik, në të cilin thuhet se drejtuesit e Barcelonës kanë kryer disa pagesa në llogarinë e nënpresidentit të komisionit të gjyqtarëve në Spanjë.

Ancelotti doli në mbrojtje të Barcelonës dhe tha se nuk beson se ka korrupsion në futboll.

“Këtu nuk ka korrupsion në futboll. Nuk ekziston as në Itali, as në Evropë. Gjyqtarët në të gjithë botën bëjnë gabime”.

Lexo po ashtu Football Leaks ofron më shumë detaje për 'rastin Negreira', detajon pagesat e Barcelonës

“Nëse i bëjnë, thjesht duhet t’i pranosh. Unë e di se si është, shpesh jam i zemëruar për gabime, por jam i bindur se nuk ka korrupsion në botën e futbollit”, ka thënë Ancelotti.

Hetimi ndaj Barcelonës është në vazhdim dhe është interesant fakti se Real Madridi nuk ka reaguar pas shpërthimit të skandalit.

Atletico Madrid ka reaguar dhe i ka dërguar ftesë klubeve të tjera që të publikojnë një deklaratë të përbashkët, por besohet se Los Blancos nuk do ta bëjë këtë pasi kanë marrëdhënie të mira me Barcelonën për shkak edhe të planeve për krijimin e Superligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version