Ish-kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se vendi duhet të kthehet në rrugën e euro-integrimeve dhe t’i respektojë marrëveshjet.
Ndryshe, Carl Bildt, është njohës i mirë i situatave në Ballkan. Ai ka qenë i dërguar i posaçëm i BE-së për ish-Jugosllavi, përfaqësues i lartë i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe i dërguar i posaçëm i OKB-së për Ballkanin./Telegrafi/