Prodhuesi i lojës popullore të partive Cards Against Humanity ka paditur SpaceX duke kërkuar 15 milionë dollarë mbi pretendimet se kompania e Elon Musk ka shkelur dhe dëmtuar një ngastër tokë të saj.
Një padi e ngritur në Teksas pretendon se SpaceX ka trajtuar një ngastër toke në pronësi të Cards Against Humanity si në thelb të sajën për të paktën gjashtë muajt e fundit.
Bëhet e ditur se kompania bleu tokën në Cameron County në vitin 2017 si pjesë e një marifeti për të parandaluar presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, të ndërtonte një mur kufitar midis SHBA-së dhe Meksikës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Në padi thuhet se Cards Against Humanity – të referuara si CAH në dosjet ligjore – “e kanë fituar pronën me qëllimin e vetëm për të siguruar që ajo të mbetet e tillë” dhe ajo shton: “Abuzimi i SpaceX me këtë pronë jo vetëm që ka shkatërruar gjendjen e saj natyrore, por i ka shkaktuar gjithashtu dëm edhe më të madh CAH-së për shkak të dëmit që i ka shkaktuar marrëdhënieve të CAH-së me mbështetësit e saj që paguajnë”.
Kompania me bazë në Chicago më pas pretendoi se “SpaceX i dha një ultimatum 12-orësh për të pranuar një ofertë të ulët për më pak se gjysmën e vlerës së tokës”, pasi ata vunë re shkeljen e supozuar.
Ata thanë se e refuzuan ofertën përpara se të bënin padinë.
Ndryshe, SpaceX filloi të operojë në Teksas në vitin 2003.
Muajt e fundit, Musk ka deklaruar se do të zhvendoste më shumë nga bizneset e tij në shtet. /Telegrafi/