Nënkryetari i Barcelonës, Jordi Cardoner ka pranuar se lojtarët e ekipit e shtynë bordin për të tentuar rikthimin e Neymarit këtë verë.
Është konfirmuar se Barcelona dy herë kishte oferta për Neymarin, por të cilat u refuzuan nga Paris Saint-Germain.
Sipas nënkryetarit të klubit, Cardoner, ishin lojtarët ata që ishin të etur për të parë marrëveshjen e kryer.
“Neymar, përveç që ka një marrëdhënie të mirë me lojtarët në zhveshtore, është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Cardoner për Catalunya Radio.
“Prandaj ishte dëshira jonë për ta pasur atë në radhët tona”.
“Lojtarët na kanë sugjeruar, por ne jemi ata që peshojmë të mirat dhe të këqijat”, përfundoi nënkryetari i katalunasve. /Telegrafi/