Patrik Schick nuk ka arritur të përbush pritshmëritë te Roma që në transferimi i tij nga Sampdoria.
Sipas TuttoMercatoWeb, Cardiff City është rikthyer në tregun e transferimeve në kërkim të një sulmuesi pasi blerja rekord Emiliano Sala është zhdukur.
Nisur nga kjo ata kanë etiketuar Schickun si njeriun që mund të merrte sulmin e tyre mbi supe, propozimi i parë është huazim për dy milionë euro.
Por, vlera do të rritej në tre milionë në rast se Cardiff qëndron në Ligën Premier, në marrëveshje përfshihet edhe blerja prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit.
Sulmuesi këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në Serie A në 740 minuta lojë, tetë ndeshje si titullar, gjashtë si zëvendësim
Ai u transferua në kryeqytetin italianë për 42 milionë euro nga Sampdoria.
Për lojtarin kanë shfaqur interesime dhe disa skuadra italiane, por nga më seriozet është Bologna. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z-sj_1HMLwk