Site icon Telegrafi

Cardiff 2-3 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Shkodran Mustafi (Getty Images)

Arsenali ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Ligës Premier.

Skuadra e Unai Emeryt ka filluar të hyjë në formë pasi pas dy humbje tani ka dy fitore radhazi në kampionat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan Victor Camarasa (45+) dhe Danny Ward (70′) për vendasit, ndërsa për Arsenali shënuan Shkodran Mustafi (11′), Pierre-Emerick Aubameyang (62′) dhe Alexandre Lacazette (81′).

Lexo po ashtu Arsenali fiton në udhëtim te Cardiff Cityn, Mustafi shënon golin e parë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Lacazette, i cili pas një goli dhe një asistimit u vlerësua me notë 8.9.

Lacazette ishte më i vlerësuari (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Petr Cech, i cili u vlerësua me notë 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët u notuan me 8.1, respektivisht 7.6. /Telegrafi/  

Cardiff:

Arsenal: 

Exit mobile version