Nëse ka një gjë të sigurt për reperen Cardi B, është se ajo ka stilin e saj krejtësisht unik dhe nuk ka frikë të rrezikoj me dukjet e saj.
Ne e kemi parë atë duke eksperimentuar me pothuajse të gjitha llojet e parukave që mund ta vijnë në mendje, teksa ajo nuk e lë anash as eksperimentimin me veshje.
Tani, ajo është larguar për një udhëtim në Los Angeles e veshur me një fustan plotësisht transparent, kombinuar me të brendshme të zeza dhe thonj të gjatë që e identifikojnë atë më së miri.
Veshja përmban gjithashtu një mbulesë shpatullash në ngjyrë të bardhë, e cila shkon deri në fundin e fustanit.
Cardi mbishkroi fotografinë “Majin Buu & Goku”, gjë që ka lidhje me dy personazhe nga seria japoneze, “Dragon Ball”. /Telegrafi/