Site icon Telegrafi

Cardi B shfaqet e veshur në të kuqe në daljen e parë pas lindjes

Cardi B di si të bëjë një hyrje të denjë.

Reperja 28 vjeçare bëri një paraqitje surprizë në Javën e Modës në Paris dje (e martë) për të festuar ekspozitën e re “Thierry Mugler, Couturissime” në Musée des Arts Décoratifs.

Cardi nderoi stilistin e paraqitur me një veshje të stilit të lartë nga koleksioni i tij i modës 1995: një fustan i kuq me xixa, i shoqëruar me një pelerinë me pendë që përputhej me fytyrën e saj.

Fituesja e Grammy shtoi edhe më shumë dramë me dorezat e saj të gjata dhe gjerdanin e rubinit.

Por, ajo që e bëri pamjen më tërheqëse dhe interesante ishin vetullat e saj të kuqe.

Dalja vjen vetëm tre javë pasi Cardi lindi fëmijën e saj të dytë, një djalë, me burrin Offset. /Telegrafi/

Exit mobile version