Reperja shtatzënë, 28 vjeçe, bëri një ‘selfie’ seksi para pasqyrës, e veshur me bikini ngjyrë ari dhe shtresa zinxhirësh të mbështjellë mbi barkun e rrumbullakosur.
Cardi B mbuloi dorën me byzylykë të praruar dhe mahniti me një palë vathë të mëdhenj.
Në mbishkrim, fituesja e Grammy promovoi këngën e saj të re me Normani, “Wild Side”.
“Ju e bëni shtatzëninë të duket e lehtë”, komentoi një faqe fansash.
Cardi B është në pritje të fëmijës së saj të dytë me burrin Offset; dyshja tashmë janë prindër të vajzës 3-vjeçare Kulture.
Kjo nuk është hera e parë që Cardi B shfaq barkun e rrumbullakosur në shtatzëninë e dytë, tashmë janë bërë një muaj që kur ajo njoftoi për shtatzëninë dhe paraqitjet ku shfaq barkun pa ngurrim kanë qenë mjaft të shpeshta. /Telegraif/