Nëse ndonjëherë ndiheni sikur jeni mbërthyer në një humnerë kur bëhet fjalë për grimit ose flokët tuaj, thjesht duhet të kaloni disa minuta në Instagramin e Cardi B dhe menjëherë do të frymëzoheni për të provuar diçka ndryshe.
Sa i përket flokëve, ka një lloj-llojshmëri aq të madhe parukesh për nga ngjyra dhe prerja gjithashtu të cilat mund t’i përdorni si inspirim.
Kurse sa i përket modës, së fundmi reperja e famshme është shfaqur me një fustan transparent dhe pallto leshi të cilat duken fantastike së bashku.
Me hije bionde që vënë në kornizë fytyrën e saj, dhe stilim valë-valë, kthen pas në kohë në stilimet e viteve të ’90.
Ndryshe, Cardi B kohëve të fundit është shfaqur pa grim, duke inkurajuar kështu të gjithë ta duan vetën e tyre natyrale. /Telegrafi/