Telegrafi

Çarçafët janë të mbushur me baktere dhe pluhur! Pastrojini ato vetëm me SODË BUKE

Na vjen keq nëse ndjeheni të zhgënjyer, por çarçafët që i përdorni çdo ditë janë ambient i përsosur për akumulimin e baktereve.

Megjithatë, ekziston një mënyrë shumë e lehtë për t’i eliminuar këto baktere, transmeton Telegrafi.

Besojeni ose jo, krejt çfarë ju duhet për pastrimin e çarçafëve është soda e bukës, pasi që është tejet e suksesshme në shkatërrimin e baktereve.

Me vakum pastrojeni çarçafin, pastaj hidhni pak sodë buke mbi të. Kjo do ta dezinfektojë atë, ndërsa  pastrimi me vakum e eliminon pluhurin e mbledhur.

Pasi ta bëni këtë, shtojani pak vaj esencial ujit dhe përdoreni përzierjen si sprej për çarçaf. Kësisoj, çarçafi juaj do të jetë i pastruar dhe do të mbajë aromë të përsosur. /Telegrafi/