Na vjen keq nëse ndjeheni të zhgënjyer, por çarçafët që i përdorni çdo ditë janë ambient i përsosur për akumulimin e baktereve.
Megjithatë, ekziston një mënyrë shumë e lehtë për t’i eliminuar këto baktere, transmeton Telegrafi.
Besojeni ose jo, krejt çfarë ju duhet për pastrimin e çarçafëve është soda e bukës, pasi që është tejet e suksesshme në shkatërrimin e baktereve.
Me vakum pastrojeni çarçafin, pastaj hidhni pak sodë buke mbi të. Kjo do ta dezinfektojë atë, ndërsa pastrimi me vakum e eliminon pluhurin e mbledhur.
Pasi ta bëni këtë, shtojani pak vaj esencial ujit dhe përdoreni përzierjen si sprej për çarçaf. Kësisoj, çarçafi juaj do të jetë i pastruar dhe do të mbajë aromë të përsosur. /Telegrafi/