Telegrafi

Cara Delevingne shfaqet me një fustan të zi, gjysmë të tejdukshëm, ndërsa merr pjesë në festën e “Vogue BAFTA”

Cara Delevingne dukej sensacionale me një fustan të zi, teksa merrte pjesë në festën e pasdites së “Vogue” dhe “Tiffany & Co.” BAFTA në të dielën.

Modelja, 31 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa shkoi pa sytjena në fustanin e hapur, pa mëngë dhe gjysmë të tejdukshëm.

Ajo veshi një palë taka të zeza të larta dhe i la të lirshme flokët e saj të gjata bionde, shkruan DailyMail.

Aktorja mahniti në ngjarjen e mbushur me yje, ndërsa asaj iu bashkuan shoferi i Formula 1, Lewis Hamilton dhe kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Lewis u shfaq në një ansambël të zi të kompletuar me një pallto të gjatë, ndërsa Anna dukej magjepsëse me një fustan me vija bardh e zi dhe syze dielli.

Gjatë ceremonisë, Oppenheimer fitoi filmin më të mirë, si dhe përfshiu tabelën në kategoritë kryesore në “BAFTA Film Awards” në The Royal Festival Hall. /Telegrafi/