Telegrafi

Cara Delevingne pozon komplet e zhveshur për “Marie Claire”

Modelja e famshme botërore, Cara Delevingne, ka realizuar një fotosesion të ri dhe mjaft të veçantë.

E njëjta ka pozuar për revistën prestigjioze Marie Claire, teksa vjen siç nuk e kemi parë asnjëherë. Në imazhet e publikuara ajo pozon tërësisht e zhveshur, ku zbulon edhe tatuazhin që ka afër pjesës së gjoksit.

Në pozën joshëse mbi divan, Cara shfaqet komplet nudo dhe vë në pah linjat e saja atraktive.

Ndërkohë, modelja Delevingne dhe aktorja e “Pretty Little Liars” Ashley Benson, thuhet se kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë martesore në Las Vegas, pas lidhjes së tyre prej më shumë se një viti.

Lexo po ashtu Cara Delevingne dhe Ashley Benson janë martuar në fshehtësi

Cara po ashtu thuhet se ka pasur një romancë edhe me këngëtaren tonë shqiptare, Rita Orën, derisa dyshimet erdhën më shumë pas publikimit të këngës “Girls” nga kjo e fundit në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX. /Telegrafi/