Telegrafi

Capital T zbulon dy artistët që do të jenë pjesë e “Time Capsule III”

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti i njohur shqiptar, Capital T, po rikthehet me koncertin “Time Capsule” në Tiranë.

Ylli i famshëm i estradës po bën rikthimin pas pesë vitesh, meqë organizoi një të tillë në vitin 2019.

Sivjet ky koncert madhështor pritet të mbahet më 16 gusht në stadiumin “Selam Stërmasi”.

Këngëtari ka nisur tashmë të zbulojë emrat që do të këndojnë përkrah tij në skenë.

Lexo po ashtu Capital T rikthehet sërish me “Time Capsule” në Tiranë

Të parin që e zbuloi, nuk ka dyshim, dhe nuk mund të ishte askush tjetër përveç 2po2, me të cilin ka edhe lidhje familjare.

Trim Ademi (emri i vërtetë) deri më tani ka konfirmuar edhe reperin e njohur, Lluni.

Kapo ka premtuar edhe shumë surpriza të tjera që do t’i zbulojë në vijim. /Telegrafi/