Telegrafi

Capital T zbulon detaje rreth koncertit të tij recital

Capital T/Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, tash e disa ditë ka nisur përgatitjet për koncertin recital. 

Ky koncert i tij pritet të mbahet me datën 19 shtator në Tiranë, derisa do jetë një nga projektet më të mëdha në karrierën e reperit.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ku së fundmi në Instagram ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj mbrëmjeje.

“Projekti i jetës time nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit gjithë karrierën me realizu një koncert si Time Capsule. Kemi menduar për gjithçka. Vetëm ulu dhe shijoje”, ka shkruar krahas videos 28-vjeçari.

Lexo po ashtu Capital T paralajmëron koncert të madh solistik më 19 shtator në Tiranë

Trim Ademi po ashtu për gjysmë viti publikoi tetë këngë, teksa po punon vazhdimisht për prurje të reja.

Kënga e fundit që ka lansuar titullohet “Sytë e tu”, ku në platformën YouTube për një javë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve. /Telegrafi/